Gjithçka për cilësinë!
DemiraqiDental është një klinikë dentare multispecialistike e nivelit të lartë në Tiranë. Klinika ofron shërbime të plota dentare në fushën e implantologjisë, kirurgjisë orale dhe maksilofaciale, ortodoncisë, endodontisë, periodontologjisë, protetikës dhe pedodontisë dhe estetikës faciale.
- 31+
- 50,000+
- 6+
Kujdes i plotë për shëndetin oral
Nga implantet komplekse deri tek vizita e parë e fëmijës — gjithçka në një adresë, me dosje të vetme dhe ndjekje afatgjatë.
-
Vizitë Kontrolli e Thjeshtë
Një ekzaminim i përgjithshëm dentar për vlerësimin e shëndetit oral dhe parandalimin e problemeve të ardhshme.
-
Pastrim Gurëzash
Procedurë dentare që largon gurëzat dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të mishrave.
-
Metoda Baruti–Demiraqi — ortodonci e përshpejtuar me kortikotomi
Metodë e zhvilluar në klinikën tonë dhe e përdorur prej më shumë se 10 vjetësh, që e shkurton kohën e mbajtjes së aparatit.
Shumë thonë se janë më të mirët. Ne i lëmë kualifikimet dhe vlerësimet ndërkombëtare të tregojnë se kush jemi. Në klinikën tonë gjeni mjekë dhe ekspertizë të nivelit botëror, me çmime shqiptare.
Profesionistë që punojnë për shëndetin tuaj
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të kualifikuar dhe të përkushtuar për të ofruar kujdes dentar cilësor dhe të personalizuar.
DeSara AI
U përgjigjet pyetjeve më të shpeshta për klinikën: takimet, vizita e parë, orari, adresa.
E krijuar me inteligjencë artificiale. Përgjigjet janë të regjistruara më parë.
Më pak ndërhyrje. Më shumë rezultat.
Çdo trajtim fillon me një diagnozë të plotë dixhitale dhe një plan të shkruar — që ti e di saktësisht çfarë po bën, sa zgjat, dhe sa kushton.
-
Dixhitale nga A në Zh
Skanim intraoral 3D, CBCT, CAD/CAM dhe milling — pa nevojë për dyllë apo gjurmë.
-
Konservatore me dëshirë
Asnjë intervenim që nuk është i domosdoshëm. Ruajmë sa më shumë dhëmbin tënd natyral.
-
Materiale të certifikuara
Çdo material dhe çdo implant që përdorim mban certifikim CE. Prodhuesin dhe numrin e serisë i shkruajmë te dosja juaj dhe jua japim me shkrim — që trajtimi të mund të ndiqet kudo, edhe pas vitesh.
-
Trajnim ndërkombëtar
Trupa jonë mjekësore mban vulën e ekselencës së universiteteve më të njohura botërore.
Para & pas.
Çdo transformim është dëshmi e përmirësimit të shëndetit oral, estetikës së buzëqeshjes dhe vetëbesimit të pacientëve tanë.
Besimi juaj është vlerësimi më i rëndësishëm për ne
Përvojat dhe përshtypjet e atyre që kanë zgjedhur klinikën tonë për kujdesin e tyre dentar
Mos i neglizhoni shenjat e para
Një konsultë e hershme mund të ndihmojë në parandalimin e trajtimeve më komplekse dhe në ruajtjen afatgjatë të shëndetit të buzëqeshjes suaj

