Pyetni DeSara AI
DeSara AI është asistentja virtuale e klinikës, e krijuar me inteligjencë artificiale. Përgjigjet janë të regjistruara më parë.
Zgjidhni një pyetje:
Pyetjet dhe përgjigjet me shkrim
Si caktoj një takim?
Do t’ju kontaktojmë me mesazh për të konfirmuar ditën dhe orën. Nëse nuk mund të vini, ju lutem na njoftoni të paktën një ditë më parë. Kështu ne mund t’ia japim atë orar një pacienti tjetër që pret.
Vizita e parë
Në vizitën e parë bëhet një kontroll i plotë i dhëmbëve dhe i mishrave të dhëmbëve. Sipas nevojës bëjmë një radiografi ose një tomografi tredimensionale këtu në klinikë. Pastaj doktori ose doktoresha përkatëse ju shpjegon çfarë gjeti dhe cilat janë mundësitë e trajtimit. Ju vendosni vetë, pa nxitim, pasi t’i keni dëgjuar të gjitha.
Çfarë të sjell me vete?
Sillni me vete një dokument identifikimi nëse mundeni. Nëse merrni ilaçe rregullisht, sillni listën e tyre ose vetë kutitë. Nëse keni radiografi ose analiza të mëparshme, sillini edhe ato.
Kam dhimbje ose ënjtje
Nëse keni dhimbje të fortë, na telefononi menjëherë dhe mos prisni takimin e radhës. Për dhimbjet urgjente përpiqemi t’ju shohim po atë ditë. Nëse keni ënjtje në fytyrë ose vështirësi për të hapur gojën, kjo është urgjente. Derisa të vini, mos vendosni asgjë të ngrohtë mbi fytyrë.
Fëmijët
Fëmijët janë të mirëpritur dhe kanë një trajtim të veçantë dhe të qetë. Vizita e parë e fëmijës duhet bërë herët në fëmijëri, edhe kur nuk ka asnjë problem. Prindi qëndron pranë fëmijës gjatë gjithë kohës.
Kujdesi për dhëmbët
Pastrimi profesional rekomandohet dy herë në vit për shumicën e njerëzve, përjashtimet do t’ju specifikohen individualisht. Higjiena e pakët orale sjell probleme te mishrat e dhëmbëve dhe humbje dhëmbësh. Larja e dhëmbëve bëhet dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje për të paktën 3 minuta. Përdorni edhe fillin dental ose furçat ndërdhëmbore ose flosin me ujë. Kujdesuni për dhëmbët tuaj, sepse ata t’ju shërbejnë gjithë jetën.
Dhëmballët e pjekurisë dhe implantet
Heqja e dhëmballëve të pjekurisë kryhet nga kirurgu ynë, këtu në klinikë. Për implantet bëjmë fillimisht një vlerësim me kompjuter tomografi tredimensionale. Kur kocka nuk mjafton, bëhet graftim përpara ose bashkë me implantin. Çdo hap ju shpjegohet përpara se të fillojë.
Pas ndërhyrjes
Pas ndërhyrjes, pushoni dhe mos bëni punë të rënda atë ditë. Merrni ilaçet ashtu siç ju janë përshkruar, në orarin e caktuar. Hani ushqime të buta dhe të ftohta për dy ditët e para. Mos pini duhan dhe mos thithni me pipë. Nëse diçka ju shqetëson, na telefononi. Më mirë një telefonatë e tepërt sesa një problem i vonuar.
Çmimet
Për çmimet ju lutem flisni drejtpërdrejt me recepsionin. Një vlerësim i saktë jepet vetëm pasi doktori ose doktoresha ju ka vizituar. Për planin e trajtimit dhe koston informoheni para çdo trajtimi.
Ku ndodhemi?
Klinika ndodhet në Tiranë, dhe hyrja është në katin përdhes. Mund të vini me makinë ose me autobus etj. Nëse humbisni rrugën, na telefononi dhe ju orientojmë hap pas hapi.
Orari
Jemi të hapur nga e hëna deri të premten 9 me 19, dhe të shtunën paradite. Të dielën klinika është e mbyllur.