Metoda Baruti–Demiraqi — ortodonci e përshpejtuar me kortikotomi
Metodë e zhvilluar në klinikën tonë dhe e përdorur prej më shumë se 10 vjetësh, që e shkurton kohën e mbajtjes së aparatit.
Çfarë përfshin
- Vizita e parë: kontroll, pamje dhe plani — këtu vendoset nëse ju përshtatet.
- Ndërhyrja e vogël: disa prerje të holla në shtresën e jashtme të kockës, pa prekur rrënjët. Zakonisht mjafton anestezia lokale.
- Aparati vihet dhe punon ndërsa kocka është në fazën e rinovimit.
- Kontrolle çdo 2 javë për 3–4 muajt e parë, pastaj një herë në muaj.
- Mbajtësi në fund, për të ruajtur rezultatin.
Pyetje të shpeshta
Çfarë është kortikotomia?
Është një ndërhyrje e vogël kirurgjikale. Bëhen disa prerje të holla në shtresën e jashtme të kockës rreth dhëmbëve, pa prekur rrënjët.
Pse e shkurton kohën e aparatit?
Pas prerjeve, kocka hyn në një gjendje rinovimi të përkohshëm dhe i reziston më pak lëvizjes së dhëmbit. Studimet e botuara për trajtimin e zakonshëm raportojnë rreth 20 deri 25 muaj.
Sa zgjat trajtimi?
Nga 4 deri në 13 muaj. Zakonisht 4 deri 8,5 muaj kur ndiqen kontrollet sipas ritmit të mësipërm. Kur kontrollet shkëputen, zgjat më shumë.
Për kë është?
Mosha nuk është pengesë — metoda përdoret në çdo moshë, nga adoleshenca e deri te mosha e thyer. Pacientët që kemi trajtuar deri tani kanë qenë nga 10 deri në 55 vjeç. Nëse ju përshtatet apo jo, vendoset në vizitën e parë, pas kontrollit dhe pamjeve.
Sa përvojë keni me të?
Më shumë se 10 vjet pune me këtë metodë, dhjetra pacientë të trajtuar, dhe ndjekje mbi 10 vjet te rastet e para. Metoda është prezantuar në kongrese brenda dhe jashtë vendit.
Nga vjen emri?
Nga dy mjekët që e punuan bashkë: Dr. Edlira Baruti Papa dhe Dr. Gurien Demiraqi.
