Eriola Noçka
Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti i Stomatologjisë, Tiranë (2007). Më pas u specializua me master në endodonci dhe pedodonci në Romë, Itali.
Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti i Stomatologjisë, Tiranë (2007). Më pas u specializua me master në endodonci dhe pedodonci në Romë, Itali.
Nga viti 2007-2009 punoi si dentiste në disa klinika dentare. Nga viti 2009 e tutje është administratore e klinikës multidisiplinare “DemiraqiDental”, ku zhvillon aktivitetin kryesor në fushat e stomatologjisë parandaluese, endodoncisë, estetikës dentare dhe pedodoncisë. Ka marrë pjesë si folëse në temat me interes në shumë kongrese në Shqipëri dhe në mbarë botën. Ka ndjekur kurse të shumta brenda dhe jashtë vendit.
- Master në Romë në endodonci moderne nga viti 2017-2018
- Master në Estetikë në SkinOr Academia nga viti 2024-2025
Dr. Noçka është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave në fusha multidisiplinare të stomatologjisë. Ajo bashkëorganizon kurse në endodonci si folëse kryesore për sisteme të ndryshme endodontike të firmave më të famshme në botë.
Ajo u vlerësua si 100 Mjeket më të Mira në vitin 2025. Ajo është anëtare e Organizatës Stomatologjike Shqiptare (SHDSH), Federatës Botërore të Stomatologjisë (FDI), Shoqatës Stomatologjike Ballkanike (BASS), Shoqatës së Implantologjisë dhe Stomatologjisë Moderne të Evropës Jugore, Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme (SENAME), Akademisë Ndërkombëtare të Implantoprotezave dhe Osteokonekcionit (IAIO).
Dr. Noçka flet rrjedhshëm shqip (gjuhë amtare), anglisht, greqisht dhe italisht.
- Endodonci 01
- Pedodonci 02
- Estetikë 03
- Master në Romë në endodonci moderne nga viti 2017-2018
- Master në Estetikë në SkinOr Academia nga viti 2024-2025
- Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti i Stomatologjisë, Tiranë (2007)
-
Top 100 Doctor in Dentistry