Korrigjim diasteme · 4 faseta
Çfarë është diastema
Diastema mediane është hapësira midis dy prerësve qendrorë sipër. Te disa kultura konsiderohet shenjë bukurie (Madonna, Vanessa Paradis, Lara Stone), por shumica e pacientëve kërkojnë mbylljen e saj — sidomos kur është më e madhe se 2 mm dhe shoqërohet me asimetri.
Opsionet e mbylljes
- Ortodonci — më konservatore, por kohëzgjatje 6–18 muaj dhe kërkon mbajtëse për gjithë jetën për të parandaluar rihapjen.
- Restaurime kompozite — të kthyeshme, pa preparim, por jetëgjatësi 5–10 vjet dhe ngjyrosje me kohën.
- Faseta porcelani (e.max) — zgjidhje afatgjatë me preparim minimal të smaltit.
Plani i ndjekur
Pacienti zgjodhi fasetat. Plani përfshinte 4 faseta — jo vetëm 2 në prerësit qendrorë, por edhe te prerësit lateralë për të ruajtur proporcione estetike (raporti i artë 1.618). Nëse mbyllen vetëm prerësit qendrorë, ata bëhen më të gjerë dhe krijojnë jodisbalancim estetik.
Sekuenca klinike
- Foto kliniko-estetike dhe DSD për konfirmim të raportit ideal të gjerësisë së dhëmbëve.
- Mock-up në kompozit mbi dhëmbët natyrorë për 1 javë — pacienti jeton me rezultatin para se të vendosim.
- Preparim 0.3 mm në smalt, vetëm në sipërfaqet vestibulare dhe interproksimale. Pa anestezi në shumicën e rasteve sepse preparimi mbetet brenda smaltit.
- Skanim digjital dhe fasetat të dorëzuara në 7 ditë.
- Cimentim adheziv me protokoll total-etch dhe lidhës universal.